Në Rrugën e Kombit vazhdojnë punimet për dublimin e urave

schedule17:23 - 30 Nëntor, 2018

schedule 17:23 - 30 Nëntor, 2018

Në Rrugën e Kombit vazhdojnë punimet për dublimin e urave dhe lidhjen e tyre. Në terren janë punëtorët e firmës e cila po angazhohet me ritme të shpejta dhe brenda një kohe të shkurtër, investimi do të përfundojë.

Në Rrugën e Kombit po punohet. Nuk ka ditë feste e pushimi për punëtorët e kompanisë që dublojnë urat nga Kukësi në Morinë. Në urën më të madhe të Rrugës së Kombit atë të Uzines, ka nisur vendosja e trarëve. Një proces shumë i vështirë e që merr kohë. Ndaj po shfrytëzohen ditët me mot të qëndrueshëm. Makineritë dhe specialistët kanë ardhur nga Greqia e Turqia.

Sipas tyre do duhen rreth tre muaj për përfundimin e plotë. Kjo në varësi të kushteve të morit që mund të përkeqësohen nga dita në ditë. Shenjat e një dimri të ashpër janë dhënë. Temperaturat kanë rënë nën zero e me nisjen e borës nuk do punohet më deri në pranverë. Paralelisht po punohet edhe në urën tjetër të papërfunduar, ndërsa pesë nga shtatë urat nga Kukësi në Morinë kanë përfunduar.

Gjatë kësaj periudhe do të mbyllen edhe punimet shtesë për hyrje-daljet e urave dhe lidhjen e tyre me pjesën tjetër të rrugës. Do të vendosen mbajtëset anësore metalike e trafikndarëset që do të shoqërohen edhe me sinjalistikën e nevojshme. Gjithësesi e gjithë pjesa e mbetur e Rrugës se Kombit nuk mund të përfundojë deri në verën e ardhshme./abcnews.al

Përgatiti: Bujar Muçmata gazetar i ABC News, Kukës

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!