Në Rrugën e Kombit punohet për terminalin e shkatërruar

schedule15:21 - 3 Prill, 2018

schedule 15:21 - 3 Prill, 2018

Koncesionarët vazhdojnë punën për rindërtimin e terminalit që u shkatërrua gjatë protestës në rrugën e Kombit. Ndërsa drejtuesit e mjeteve që përdorin këtë rrugë kërkojnë që të rishikohet taksa ose ndryshe do të ndajë përfundimisht Shqipërinë me Kosovën.

Protesta e së shtunës në Rrugën e Kombit u ndoq nga të gjithë. Kabinat dhe sportelet u shkatërruan dhe më pas u dogjën. Megjithatë, drejtuesit e mjeteve, kur kalojnë këtu ulin shpejtësinë.

U duket se dikush do u kërkojë pesë euro për rrugën. Udhëtarët duan që të rishikohet tarifa. Ata kanë edhe një propozim. Një tjetër thotë se trau ka ndarë Kosovën me Shqipërinë.

Koncesionarët nuk kanë ndërprerë punën për rindërtimin e terminalit të dëmtuar, por edhe me ndërtimin e terminalit paralel. Madje kishte më shumë punëtorë e mjete./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!