Në Rrogozhinë duke nisur që nga ora 15:00 në fushë do të zbresin Egnatia dhe Vllaznia, me skuadrat që kërkojnë të vazhdojnë me serinë e fitoreve edhe në këtë javë të 4-të të kampionatit.
Të dy ekipet vijnë me moral të njëjtë, pasi arritën të siguronin fitoren në javën e shkuar ndaj Laçit dhe Tiranës.
Për këtë duel trajnerët Edlir Tetova dhe Mirel Josa kanë bërë publik edhe formacionin me të cilin do të zbresin përballë njëri-tjetrit në “Arena Egnatia”.
Formacionet zyrtare:
Egnatia: Sherri, Kacbufi, Atanda, Malota, Fangaj, Zejnullai, Fernando, Xhekson, Musta, Delarzh, BamBam. Trajner: Edlir Tetova.
Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Juriç, Bulatoviç, Smajli, Jonuzi, Boshnjaku, Heriç, Mala, Kaina Nunjesh, A. Hoxhaj. Trajner: Mirel Josa. /f.a/abcnews.al