Pas nisjes së zbatimit të marrëveshjes për uljen e tarifave të roamingut Kosovë-Shqipëri, së shpejti pritet edhe zbatimi i marrëveshjes lehtësim qarkullimi në pikën kryesore kufitare Kosovë-Shqipëri.
Kosova, konkretisht Ministria e Infrastrukturës pritet të investojë në zgjerimin e rrugës në pjesën e Shqipërisë në pikën kufitare në Vërmicë. Ky investim në rrugën prej 600 metrash pritet të bëhet me procedurë të përshpejtuar në mënyrë që të nis zbatimi i marrëveshjes për lehtësira të qarkullimit të mallrave dhe transportuesve tjerë të mëdhenj.
Ai bashkë me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi do të vizitojnë të hënën këtë pikë kufitare për të parë së afërmi mënyrën e shpronësimit të pronave përreth.
Ministria e Infrastrukturës gjithashtu në fund të Prillit kishte përuruar shiritin rrugor shtesë po në Vërmicë, por nga pjesa e Kosovës.
Derisa të nis zbatimi i të gjitha marrëveshjet Kosovë Shqipëri nuk do të ketë mbledhje të tjera të përbashkëta për tu arritur marrëveshje të reja por vetëm takime në kuadër të funskionalizimit të marrëveshjeve aktuale./ABC News Albania 24/7