Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Në pritje të mbrëmjes së çmimeve Oscar, ngjarjet dhe festat që do të paraprijnë evenimentin

schedule15:17 - 8 Shkurt, 2020

schedule 15:17 - 8 Shkurt, 2020

Disa orë para ceremonisë së ndarjes së cmimeve Oscar, në Los Anxheles protagonistë janë personat e famshëm mes festave dhe mbledhjeve të fondeve. Qyteti i engjëjve është gati për të pritur edicionin e 92.

Gjithcka është gati ose pothuajse në Los Anxheles për mbrëmjen më të rëndësishme të kinemasë.

Mes tapetit të kuq, dhe festave të rëndësishme qyteti i ëngjëjve është në pritje të të ftuarve vip.



Ceremonia për edicionin e 92 të Oscar, mbrëmjen e së dielës, është vetëm kulmi i një serie festimesh dhe ngjarjesh ku do të marrin pjesë persona të famshëm duke e kthyer qytetin e ëngjëjve në vendin më të rëndësishëm të momentit.

Por mbrëmja e Oscar nuk është vetëm për këtë dhe ankthi për marrjen e statujës është në rritje sidomos në ambjentet e kuzhinës ku fantazia dhe krijimtaria japin më të mirën e tyre. Por sërish dhe këtu tema mbetet statuja e famshme.

Kulmi i ngjarjeve në atë që ishte një javë përgatitore ëshët sigurisht mbrëmja mes 8 dhe 9 shkurtit. Në kalendar është “Film Independent Spirit Awards” me atë që konsiderohet si festa më e famshme në botën e filmave të pavarur, ose njohur ndryshe si darka e organizuar nga sipërmarrësi britanik Çarls Finç me shtëpinë e modës Chanel.

Mes eventeve më të rëndësishme është dhe “Governors Ball” dedikuar fituesve: më shumë se 500 të ftuar. Një ushtri prej 200 personash do të jetë në kuzhinë për të përgatitur një menu rreth 70 për qind vegjetariane.

Për të 28-in vit rradhazi do të jetë dhe mbedhja e fondeve nga fondacioni i Elton Xhon për luftën kundër Hiv Aids.

Në skenë është dhe cifti më i njohur i biznesit  të spektakleve Beyoncé e Jay Z që organizojnë për herë të tretë Festën e Artë.

Një ngjarje tjetër e rëndësishme është post festa e Madonës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!