Në pritje të kundërofensivës/ Kolonel Demiraj: Pse perëndimi duhet ta ndihmojë Ukrainën me avionët F-16?

schedule20:41 - 5 Korrik, 2023

schedule 20:41 - 5 Korrik, 2023

TIRANË- Koloneli Dritan Demiraj, thotë se vijnë “lajme të mira nga fronti” për forcat ushtarake të Ukrainase. Ai theksoi se janë shtuar goditjet e depove të njësive të komandim-kontrollit të federatës ruse. Sipas Demirajt, sulme të tilla e rrisin më tej moralin e ushtarëve të Ukrainës në planet e ofensivës dhe ndikon negativisht tek ushtarët rusë.

“Fatmirësisht lajme të mira vijnë nga fronti, të cilat  konsistojnë në thyerjen e fronit por dhe rritjen e goditjes së depove dhe njësive të komandim kontrollit të federatës ruse. Një nga depot që është goditur sot në mëngjes është në qytetin Marinka. Sulme të tilla jo vetëm që rrisin moralin ukrainase, por në të njëjtën kohë ulin moralin e forcave ruse”, tha ai.

Ai theksoi në emisionin “Lufta dhe Paqja” se pikërisht në këto momente, forcat e perëndimit duhet të ndihmojnë më shumë ushtrinë ukrainase, për të avancuar më tej dhe për t’i vënë në dispozicion avionët “F-16”.

“Më duhet të them që duhet që asistenca ushtarake e perëndimit të konsistojë me një sasi më të madhe artilerie. Nuk e shoh aspak relavante mos-dërgimin e avionëve F-16 që të mbështesin forcat ukrainase gjatë ofensive. Është lajm shumë i keq”, shtoi koloneli.

Bazuar në këto zhvillime, kolonel Demiraj tregoi edhe planin e përbashkët të vendeve perëndimore në aleanca me ushtrinë e Ukrainës.

“Objektivi i NATO, SHBA, BE dhe Ukrainës është çarja e frontit, dalja në Azov, pra shkëputja e linjave të komunikimit dhe pastaj  nëpërmjet goditjes me mjete të saktë artilerie të distancave të mesme dhe të largëta, pamundësimi i mjeteve të komunikimit edhe ulje pastaj në negociata. Është i arritshëm, por do realizohet me një kosto shumë të lartë nga ana e ushtrisë së Ukrainës. Janë 180 mijë ushtarë në linjën lindore dhe jugore.”, tha ai./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!