Në parcelat me misër u sekuestruan 5 mijë bimë kanabis/ Gjykata e Vlorës liron dy prej të arrestuarëve

schedule10:12 - 14 Tetor, 2023

schedule 10:12 - 14 Tetor, 2023

Gjykata e Vlorës ka caktuar masa e sigurisë për tre shtetasit e ndaluar gjatë operacionit të kryer në Bishan të vLorës, ku sekuestruan rreth 5 mijë bimë kanabisi si edhe dy armë automatike dhe një armë gjahu.

Mësohet se është vendosur masa arrest në burg për Skëndër Llanaj, ndërsa për djalin e tij Danielo Llanaj është vendosur detyrim paraqitje.

Theksohet se për Durim Murataj është vvendosur lirim i menjëhershëm. Lidhur me këtë ngjarje është proceduar penalisht kryeplaku i fshatit si edhe tre efektivë të policisë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!