Në pallatin ku jetonte Orgest Bilbili në Tiranë: Strehohej nga i shumë kërkuari dhe lëvizte me dokument policie

schedule15:01 - 11 Prill, 2020

schedule 15:01 - 11 Prill, 2020

Policia është duke kryer verifikimet e nevojshme për të zbuluar se kush e strehonte dhe ruante Orgest Bilbilin në Tiranë, i cili u kap dje pasi u qëllua për vetëmbrojtje nga një polic.

Mësohet se Bilbili jetonte në një apartament me qira në rrugën “Sitki Cciço” në Tiranë bashke me një person të shumë kërkuar, i identifikuar si A.Kaloçi nga Lushnja.

Ky i fundit akuzohet për një mori veprash penale të kategorizuara në nenin nr.74 të Kodit Penal si “krime kundër njerëzimit”.

Gazetarja Xhensila Kodra ka siguruar për abcnews.al pamje nga pallati dhe apartamenti ku jetonin dy të shumë kërkuarit në Tiranë.

Bilbili u arrestua dje pasi u plagos nga një efektiv policie teksa i drejtonte armën atij. Pas kontrollit, Bilbilit iu kap një mjet identifikimi i falsifikuar policie, të cilën nuk dihet si e ka siguruar.

Orgest Bilbili akuzohet për një seri veprash penale, ku vlen të theksohet ajo që quhet si “masakra e Lushnjes” në tetor 2017 ku mbetën të vdekur dy persona. /abcneës.al