“Ne nuk rrëmbejmë fëmijë”, Moska i kundërpërgjigjet akuzave: Nuk u deportuan, por u zhvendosën brenda Rusisë

schedule07:27 - 18 Mars, 2023

schedule 07:27 - 18 Mars, 2023

Rusia i është kundërpërgjigjur akuzave të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për dëbimin e fëmijëve ukrainas nga Moska.

Zëdhënësi i presidentit rus Vladimri Putin, Sergei Makrov tha se ‘Gjykata Ndërkombëtare Penale është e papërgjegjshme’.

“Është një politikë e qeverisë ruse për të shpëtuar fëmijët, jo për ti rrëmbyer ata”, tha ai, duke iu përgjigjur urdhrit të gjykatës për arrestimin e Putinit për rrëmbimet e dyshuara të fëmijëve.

Ai pretendoi se “fëmijët nuk u deportuan, por u zhvendosën brenda Rusisë, sepse Ukraina është pjesë e territorit rus. Prindërit u lejuan të vizitonin fëmijët e tyre çdo javë”, shtoi ai.

Ai tha se pret më shumë akuza nga ICC sepse është nën “kontrollin e plotë të Bashkimit Europian” i cili do të vazhdojë të përhapë “lajme të rreme”.

/abcnews.al