“Në nivelin e Messit dhe CR7, nëse jepja 100%. Topi i Artë? Njerëzit ende ma kujtojnë”

schedule18:50 - 21 Nëntor, 2019

schedule 18:50 - 21 Nëntor, 2019

Wesley Sneijder zhvilloi katër sezone tek Interi (2009-2013), por aq mjaftoi që holandezi të rikthehej në idhullin e populli zikaltër. Sezoni 2009-2010 ishte i jashtëzakonshëm, Interi i Mourinhos fitoi tripletën e famshme, teksa fantazisti ndodhej në formën e jetës. Nga këmbët e tij lindnin të gjithë sulmet e Interit dhe Sneijder zhvilloi një sezon të mrekullueshëm.

Gjithsesi, paraqitjet e tij nuk ishin të mjaftueshme për të fituar “Topin e Artë”, diçka që vazhdon të përmendet edhe sot. 35-vjeçari e vendos vetën në nivel me Messin dhe CR7 në prononcimin e dhënë për Fox Sports, gjithmonë nëse do të ishte treguar më shumë profesionist. Sneijder nuk ka pengje, ka shijuar gjithçka dhe fitimi i Champions League ka rëndësi më të madhe për të sesa fitimi i “Topit të Artë”.

Duhet të tregohem i sinqertë me veten: nëse do të jepja 100%, do të isha në listën e më të mirëve me Messin dhe Ronaldon. Nuk pendohem, thjeshtë nuk e kam dëshiruar diçka të tillë. E kam shijuar karrierën time, brenda dhe jashtë fushës. Kam qenë gjithmonë një lojtar skuadre dhe kam preferuar suksesin e grupit.

Edhe pse kanë kaluar gati 10 vite, njerëzit më ndalojnë në rrugë dhe më thonë që duhet ta kisha fituar unë ‘Topin e Artë’ në vitin 2010. Fitova Champions League dhe kjo vlen më shumë se çdo trofe individual“, komenton Wesley Sneijder. /abcnews.al