Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Në Myzeqe dramë e madhe”, Berisha në Maqellarë: Përshëndes demokratët që kapën kriminelin e votave

schedule11:32 - 18 Shkurt, 2022

schedule 11:32 - 18 Shkurt, 2022

Nga Maqellara ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur demokratët që kanë bllokuar sipas tij 2 persona që po blinin vota për zgjedhjet e 25 prillit. E kishte fjalën për Denis Xholin dhe Albjon Çekun, të arrestuar nën akuzën e blerjes së votave në Dibër për zgjedhjet e 25 prillit.

“Kam një përshëndetje të veçantë për ata demokratë që e kapën kriminelin e votave tek blinte vota dhe e bllokuan. Ku është ai sot ai është i lirë. Pse i lirë sepse lulzim brava tradhtoi. Në vend që të merrej me mbrojtjen e votës siç e mbrojtën djemtë e Maqellarës sot ishim në pushtet por ai e kishte mendjen të qeverisë me ramën. Në fakt Rama  e kishte marrë peng”.

Lexo  edhe: Lekë në këmbim të votës në 25 Prill, SPAK çon në gjyq shefin e zyrës juridike të Bulqizës

Berisha ka denoncuar sërish për sa i përket hetimit për inceneratorët. Gjatë fjalës së tij, ish-Kryeministri i vendit është shprehur se “në krye të kësaj afere qëndron Edi Rama”. Ai  tha se u ndal në këtë aferë për të treguar se ato para mund të shkonin si mbështetje për fermerët. Në Myzeqe sipas Berishës

“U ndala këtë aferë të inceneratorëve nga më të mëdhatë për tu thënë diçka tjetër. Nëse kjo  qeveri do kishte investuar 440 milionë euro në kanalet vaditëse, ju garantoj se të gjitha kanalet vaditëse ishin rindërtuar nga e para. Por ato para duheshin përvetësuar dhe s’kishte pse t’u jepeshin fermerëve dhe ju sot paguan të gjitha imputet bujqësore. Në Myzeqe dramë e madhe therin lopët e rracës sepse dengu i barit është dyfishuar në çmim, kurse çmimi  i qumështit ka rënë. Atëherë atij nuk ia leverdis. Është krim i vërtetë. Është fatkeqësi e madhe për një familje që ther lopën në rracë. Së shpejti do ndjehen e efektet e ballkanit të hapur. Rama do i vërë në garë fermerët shqiptarë që si ndihmon një qindarkë me fermerët e Serbisë që së paku marrin për secilën kokë lope”.

/abcnws.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!