Në makinë me “zonjën e bardhë”, arrestohet biznesmeni shqiptar në Itali

schedule15:18 - 21 Prill, 2020

schedule 15:18 - 21 Prill, 2020

Mediat Italiane njoftojne se eshte arrestuar nje biznesmen shqiptar i cili merrej me transportin e pijeve dhe kafesë.

Biznesmenit të arrestuar, sipërmarrës në fushën e shpërndarjes të pijeve, iu gjetën 4 kg kokainë të cilat u zbuluan gjatë një kontrolli të patrullës së policisë italiane.

Ai u arrestua pas një kontrolli rutinë nga ushtria Italiane në kuadër të dispozitave kufizuese për lëvizjen nga Covid-19.

Shqiptari i arrestuar është një 32 vjeçar, i cili sapo kishte dalë nga autostrada në Ravenna të Italisë.

Pasi u ndalua nga policia, atij iu kërkua të sqarojë arsyet e lëvizjes së tij, por për autoritetet arsyetimet e të riut ishin dukur të dyshimta.

Menjëherë policia kërkoi ndërhyrjen e një njësie qenësh antidrogë të cilët nuhatën një sasi droge nën sediljen e pasagjerit.

Sasia e gjetur nën sediljen e pasagjerit peshonte rreth 3.500 gram kokainë. Por jo vetëm kaq.

Autoritetet çmontuan makinën dhe më tej bënë të mundur zbulimin e një vendi të fshehur, të bërë posaçërisht nën sedijen e pasme, ku u gjetën edhe rreth 1.2 kg kokainë.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e biznesmenit u gjetën rreth 40 mijë euro cash të cilat mendohet se janë fituar nga trafiku me drogën.

32 vjecari është arrestuar nën akuzën e trafikut të drogës, ndërkohë që autoritetet italiane kanë hapur hetimet për zbulimin e ndonjë rrjeti të mundshëm të trafikimit të drogave të forta./abcnews.al