Pas përfundimit të sfidës, Tirana-Skënderbeu, sfidë e mbyllur me fitoren, 3 me 1, të “bardhebluve”, pasditen e kësaj të enjteje do të zhvillohet dhe një tjetër përballje e vlefshme për javën e 3-të të Kampionatit shqiptar të futbollit, Abissnet Superiore.
Kështu, në mitikun e Shkodrës, “Loro Boriçi”, vendasit e Vllaznisë do të presin “demat e kuq” të Partizanit, në një përballje ku të dyja skuadrat nuk kërkojnë asgjë më pak se 3 pikët e plota.
Për këtë sfidës, tekniku i Vllaznisë, Migen Memelli dhe ai i Partizanit, Zoran Zekiç kanë zgejdhur të hedhin në fushë “më të mirët” e disponueshëm, teksa kujtojmë se në radhët e Partizanit mungojnë lojtarë si Qriko, Da Silva e Christian Mba.
Formacionet zytare:
VLLAZNIA: Qarri, Juriç, Dragoshi, Stojanoviç, Hakaj, Mala, Krymi, Boshnjaku, Çoba, Balaj, Gruda
Trajner: Migen Memelli
PARTIZANI: Hoxha, Bytyçi, Bilali, Atanaskoski, Sota, Rrapaj, Murataj, Maget, Taipi, Cara, Bintsuka
Trajner: Zoran Zekiç /i.m /abcnews.al