“Deklarata e Macron, serioze”/ Ukshini: Por qasja nga ministrja e jashtme e Kosovës ishte tallëse

schedule13:46 - 18 Tetor, 2023

schedule 13:46 - 18 Tetor, 2023

I ftuar në një lidhe skype në “Tirana Live”, ish – ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Syle Ukshini foli në lidhje me deklaratën e presidentit të Francës, Emmanuele Macron ditën e djeshme nga Tirana për vizat.

Ai tha se në Prishtinë nuk e kanë pritur një deklaratë të tillë, ajo që pritej ishte që Serbia të kritikohej.

“Në komunikim duhet të jemi të kujdesshëm sidomos klasa politike. Reagimi duhet të jetë i matur dhe të jemi të përgjegjshëm se çfarë thuhet.

Në Prishtinë nuk e kanë pritur një deklaratë e Macron, por kanë pritur që Serbia të kritikohet dhe jo të kalohet te vizat.

Ajo që ndodhi në Banjskë duket e vogël, por po të mos ishte zbuluar nuk e di se çfarë do të ndodhte sot.

Unë besoj se më se për vizat, Macron duhet të fliste për këtë ngjarje” tha fillimisht ai.

Sa i përket  pasojave që mund të ketë ky veprim, Ukshini u shpreh se nëse deklarata vjen në kanale diplomatike është shumë shqetësuese, por theksoi se kur deklarata vjen nga një konferëncë shtypi nuk është detyruese.

Sipas tij në këtë situatë, duhet që të komunikohet vetëm në kanale diplomatike, duke thirrur ambasadorin e Francës në Kosovë dhe ambasadorin e Kosovës në Francë, për të sqaruar gjithçka dhe për të parë se ku jemi.

“Natyrisht që deklarata është shqetësuese nëse vjen nga kanale diplomatike. Unë kam qenë diplomat dhe e di që çdo deklaratë në konferencë shtypi nuk është detyruese.

Unë mendoj që gjëja e parë që duhet bërë është të thirren ambasadorët, ai i Francës këtu dhe ai i Kosovës në Francë dhe të diskutohet se cili është qëndrimi i Francës.

Franca është një vend serioz dhe një nga vendet kyçe të BE dhe mendoj që deklarata e Macron mund të jetë e nxituar, por duhet të merret seriozisht, të bisedohet në kanale diplomatike.

Macron nuk e tha qartë, por unë mendoj  që ishte fjala për marrëveshjen e Ohrit” shtoi ai.

Në lidhje me reagimin që duhet të ketë Kosova, ish-ambasadori tha se e vetmja rrugë e duhur është komunikimi në nivel diplomatik dhe jo ajo që zgjodhi ministraj e Jashtme, Donika Gërvalla.

Ai nuk është stili i duhur për të komunikuar në nivele diplomatikë. Për të formuluar një qëndrim zyrtar duhet komunikuar në të gjithë kanalet diplomatike.

Ajo që doja të thoja, marrëveshja është shkelur nga Serbia dhe ju e mbani mend që Vuçiç tallej me marrëveshjen e Ohrit.

Kur është bërë marrëveshje e Ohrit është thënë që Vuçiç do të kërkojë serbëve të Kosovës të marrin pjesë në zgjedhje, ai bëri të kundërtën.

Unë mendoj që kemi një zhvillim të ri në Kosovë. Meqë pozicioni  i Kosovës është pak më i pafavorshëm  se para 24 shtatorit.  Mendoj që Kosova duhet ë avancojë me detyrimet që ka ndaj serbëve lokal dhe ndërkombëtarëve.

Të nxitojmë me zgjedhjet dhe të bëjmë një draft të Asociacionit. Serbia nuk është e interesuar për normalizim.

Në mënyrë simbolike, topi duhet të hidhet te Serbia. Ky pozicion që jemi ne tani na bën edhe neve fajtor” theksoi Ukshini.

Në lidhje me reagimin e presidentes Osmani pak ditë më parë kur erdhën sinjalet e para nga Franca për vizat, se nëse një gjë e tillë ndodh, atëherë dialogu “vdes”, ish-ambasadori tha se një presidente nuk mund ta thotë këtë,

Sipas tij ajo që duhet të bënte Kosova në këto momente ishte që të ftonte ndërkombëtarët në dialog dhe jo të largohej prej tij.

Ne analistët mund ta themi këtë, sepse nuk kemi detyrime shtetërore, por udhëheqësit nuk mund ta thonë këtë.

Unë habitem me presidenten. Kjo tregon që ajo e lexon situatën  në mënyrë metaforike.

Mendoj që klasa politike duhet ta këtë më pak tone nacionaliste dhe më shumë tonë te moderuara.

Për ironi të fati, pala kosovare duhet të ftonte ndërkombëtarët që të uleshin në dialog, ky do të ishte momenti më mirë, pasi zgjajtja do ti jepte favore Serbisë” përfundoi ai.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!