Në Kosovë me Covid-19 janë infektuar 14.496, ku aktiv aktualisht janë 2760 persona, në mesin e tyre 722 fëmijë.
Numri total i rasteve pozitive është 14.496 raste nga 56.606 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Që nga fillimi i epidemisë 586 persona e kanë humbur betejën me sëmundjen.
Drejtoresha e Departamentit të Mjekësisë Sociale në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), Merita Berisha ka treguar se në mesin e rasteve aktive janë 722 fëmijë, nga të cilët 35 janë të hospitalizuar.
“Deri më tani nga të dhënat e grumbulluara i kemi rreth 722 fëmijë, ndërsa të hospitalizuar i kemi 35 fëmijë dhe ata varësisht nga grup moshat. Një numër më i madh i tyre është në grup moshën prej 0 deri pesë vjeç. Njëkohësisht e kemi pas dhe një rast nga kjo grup moshë që ka përfunduar me fatalitet”, ka thënë Berisha për Telegraf.