Në kërkim për kokainën me vlerë 40 mln euro në Fier, Hoxha: Policia shqiptare ndaloi më parë kolumbianin, ja pse e la të lirë

schedule14:20 - 25 Nëntor, 2022

schedule 14:20 - 25 Nëntor, 2022

Gazetari investigativ Artan Hoxha tha në Abc Live se njëri nga dy kolumbianët e shpallur në kërkim për kokainën e gjetur në Fier është ndaluar në të kaluarën nga policia shqiptare.

Hoxha tha se autoritete shqiptare kanë mbikëqyrur shtetas kolumbianë që kanë ardhur gjatë kësaj kohe në Shqipëri dhe se i shpalluri në kërkim kishte hyrë në mënyrë të rregullt në Shqipëri.

Sipas Hoxhës ai është lënë i lirë nga policia shqiptare, pasi policia jonë ka dashur që ta ndjekë dhe të zbulojë dyshimet që kishte për bashkëpunimin e kolumbianëve me shqiptarët për drogën.

Lexo edhe: Laboratori i kokainës në Fier, Hoxha: Personat e përfshirë kanë lidhje me administratën shtetërore

Në fshatin Frakull të Madhe të Fierit u gjetën dje rreth 24 ton pleh kimik, ku fshihej 430 kg pleh kokainë me vlerë 40 mln euro.

Deri më tani janë arrestuar 10 shqiptarë, 2 kolumbianë, ndërsa dy të tjerë kolumbianë janë shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë Viktor Cervanaku, Zenel Cervanaku, Denilson Cervanaku, Enxhi Ferhati, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni (Kodra), Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi, Marildo Rona.

Plehu kimik dhe kokaina u gjetën dje në shtëpinë e ish kryetarit të komunës Frakull në Fier, Viktor Çervenakut. Deri më tani janë arrestuar 10 shqiptarë, 2 kolumbianë, ndërsa dy të tjerë kolumbianë janë shpallur në kërkim.

Kokaina ka ardhur në Shqipëri nga Kolumbia, duke kaluar tranzit nëpër dy porte, të Greqisë dhe Malit të Zi. Vlera e saj, nëse do të dilte në treg, do të ishte rreth 40 milionë euro.

Hetimet janë realizuar mes autoriteteve shqiptare dhe malazeze, si dhe në bashkëpunim me agjenci të huaja ligjzbatuese, dhe kishin nisur në korrik të këtij viti.

Policia malazeze tha të premten se ky aksion në Mal të Zi u krye me kodin “Port”, ndërsa në Shqipëri me kodin “Konsistenca”.

Ky është rasti i dytë që zbulohet një laborator kokaine në Shqipëri.

Në vitin 2015 një i tillë u zbulua në Xibrakë të Elbasanit, ku u arrestuan edhe dy shtetas kolumbianë, kimistë që nxirrnin sasitë e kokainës së përzier në lëndë kimike të lëngshme, të importuara nga Kolumbia.

/Abcnews.al. 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!