Gjashtë shtetas shqiptarë do të ekstradohen sot nga Dubai.
Ata ishin në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale në fushat e narkotikëve, krimeve kompjuterike dhe/ose pastrimit të parave.
Në vijim të bashkëpunimit ndërmjet Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara Arabe, do të ekstradohen:
-Kristo Qirici alias Jetmir Hoxha alias Jetmir Qirici, i njohur si vëllai i Edmond Papës, i ekzekutuar në dhjetor të vitit 2022. Ai akuzohet për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal të trafikut të drogës në zonën e Sarandës gjatë viteve 2019–2021.
-Shkëlzen Kraja, sërish pjesë e grupit kriminal së bashku me Kristo Qiricin. Në vitin 2024, atij iu sekuestruan disa pasuri në emër të tij me urdhër të SPAK.
-Aleks Pepaj alias Shkëlqim Pepaj, pjesë e grupit kriminal të Jetmir Pepës, i akuzuar për trafik droge nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian.
-Devit Patrut alias Elidon Skendaj alias Devid Boraj alias Fatmir Pepaj.
-Ilir Lazri alias Ilir Sula, 30 vjeç, i akuzuar për pastrim të produkteve të veprimtarive kriminale/veprës penale, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
-Merxhan Çeliku, 34 vjeç, i akuzuar për mashtrim kompjuterik, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si pjesë e grupit të Amant Josifit.


