Sondazh

 

Durrës, pallati në rrezik rrëshqitje/ Evakuohen banorët, ngjarja në Kodër Vilë

schedule09:49 - 5 Qershor, 2026

schedule 09:49 - 5 Qershor, 2026

Evakuohen banorët e një pallati në zonën e Currilave në Durrës, pas rrëshqitjes së një masivi të madh dheu nga Kodër Currila. Shkak për situatën është bërë erozioni i tokës dhe reshjet e ditëve të fundit, të cilat kanë përkeqësuar gjendjen e terrenit.

Zona është rrethuar nga policia për arsye sigurie, ndërsa autoritetet po vlerësojnë rrezikun që paraqet rrëshqitja e dherave për banesat pranë.Kodër Currila ka qenë prej vitesh një zonë problematike për shkak të erozionit. Edhe pse janë realizuar disa ndërhyrje dhe investime rehabilituese, problemi nuk ka gjetur ende një zgjidhje përfundimtare. Banorët e prekur kërkojnë mbështetje dhe ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse, duke shprehur shqetësimin për sigurinë e tyre dhe të familjeve që jetojnë në këtë zonë.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!