“Ne duhet të ofrojmë stimuj shtesë si pjesë e një procesi integrimi gradual të bazuar në meritë dhe të përmirësojmë procesin aktual për ta bërë atë më efikas dhe për të lejuar një integrim më të shpejtë dhe më të thellë”, thuhet në dokumentin joformal, sipas Euractiv.
Çfarë përmban propozimi
-Përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor do të zhvillojnë takime të përbashkëta me komisionerët dhe eurodeputetët dy herë në vit.
-Eurodeputetët do të takohen më rregullisht me deputetët kombëtarë nga Ballkani Perëndimor dhe Moldavia.
-Udhëheqësit dhe ministrat e tyre do të bashkohen në takimet joformale të Këshillit dhe Këshillit Evropian për “pika specifike të rendit të ditës” dhe do të vëzhgojnë pika të tjera pa të drejtë vote.
Bashkëpunim i “përmirësuar” i sigurisë dhe mbrojtjes.
-Përfshirje në programet e BE-së si Creative Europe, Erasmus+, më shumë integrim në Horizon, programin kërkimor të BE-së.
-Përfshirje më e thellë në fushat e tregut të vetëm, duke filluar nga tregjet e energjisë, deri te Sistemi i Tregtimit të Emetimeve (ETS) dhe politikat e BE-së që mbulojnë strategjinë industriale, politikën dixhitale dhe lëndët e para kritike, si dhe marrëveshjet SPS.
-Pjesëmarrja e plotë në tregun e vetëm mund të jepet ngjashëm me vendet në Zonën Ekonomike Evropiane.


