Në kërkim për 4 vepra penale, arrestohet “fermeri” i kanabisit në Shkodër

schedule16:36 - 20 Shkurt, 2022

schedule 16:36 - 20 Shkurt, 2022

Shkodër – Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës, për shkak se akuzohet për vepra të ndryshme penale.

Sipas policisë i arrestuari është T. V. 39 vjeç banues në lagjen “3 Heronjtë”, Shkodër. Ndaj këtij personi Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën “Arrest me burg ” për veprat penale ”Kultivimi i bimëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim, ”Shkatërrim i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Rebelimi i të burgosurve”,

Ky shtetas dyshohet se në gusht të vitit 2021, ka kultivuar bimë narkotike në një sipërfaqe toke në fshatin Shosh, Shkodër.

Njoftimi i policisë:

Shkodër – Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Shkodër, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim T. V. 39 vjeç banues në lagjen “3 Herojt”, Shkodër

Për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim të datës 10.12.2021, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale ”Kultivimi i bimëve narkotike”, e kryer në bashkpunim, ”Shkatrrim i pronës”, “Shkatrrimi i pronës me zjarr” dhe “Rebelimi i të burgosërve”,

Ky shtetas dyshohet se në gusht të vitit 2021, ka kultivuar bimë narkotike në një sipërfaqe toke në fshatin Shosh, Shkodër

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!