Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Kolumbia Admir Tutaj

schedule14:32 - 19 Shtator, 2024

schedule 14:32 - 19 Shtator, 2024

Admir Tutaj i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është ekstraduar nga Kolumbia. 25-vjeçari, u arrestua më herët në Kolumbi pasi ishte i shpallur në kërkim si pjesëtar i një grupi kriminal.

Më herët GJKKO i ka caktuar me herët masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Forma të veçanta bashkëpunimi Organizatat Kriminale” dhe“ Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupe të strukturuara kriminale”, parashikuar nga nenet 278/a, 28/4 333/a dhe 334 të Kodit Penal Shqiptar.

Kujtojmë se në prill të vitit 2023, Policia e Shtetit ndërmori një aksion në pikën e kalimit kufitar të portit të Durrësit/Shqipëri duke zbuluar fija të veprimtarisë kriminale Admir Tutaj.

Në mjetin furgon tip Benz me targa “KS 15 MZN” u gjetën dhe u sekuestruan një arsenal armësh të fshehura në një tavolinë druri në cilësinë e provës materiale si: 6 – armë zjarri pistoletë “GLOCK” me numra serie të fshira, një armë zjarri pistoletë “HERSTAL” me nr. . 1534 P.1 arme “BROËNING” me nr. 2205, 4.., një sasi e konsiderueshme municioni dhe aksesorësh për armë të lehta.

Nga hetimet rezultoi se shtetasi Admir Tutaj, në bashkëpunim me 5 persona të tjerë kishin siguruar këto armë në tregun e zi dhe organizuan trafikimin e tyre drejt Britanisë së Madhe.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!