“Ne jemi NATO”, Rama publikon pamjet nga marshimi më i vështirë në botë: Trupat shqiptare garojnë mes 160 skuadrave

schedule16:49 - 24 Shtator, 2022

schedule 16:49 - 24 Shtator, 2022

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga përgatitja e trupave elitë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, për stërvitjen marshuese më të vështirë në botë, Cambrian Patrol.

Në këtë garë marrin pjesë trupa nga Kosova dhe Shqipëria, ndërsa pritet të garojnë në Malet e Uellsit, në Mbretërinë e Bashkuar, mes 160 skuadrave nga 30 vende të botës, duke marshuar për 48 orë me 45 kg pajime në një terren tejet të thepisur.

Postimi i Ramës:

SUKSESE

Momente nga përgatitja e trupave elitë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, për stërvitjen marshuese më të vështirë në botë, Cambrian Patrol, ku të dyja trupat shqiptare do të garojnë në Malet e Uellsit, në Mbretërinë e Bashkuar, mes 160 skuadrave nga 30 vende të botës, duke marshuar për 48 orë me 45 kg pajime në një terren tejet të thepisur

#WeAreNATO

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!