“Në janar do përbëjë 90% të rasteve,” Domi: Pse Omicron është gjëja më e mirë e kësaj pandemie

schedule20:03 - 31 Dhjetor, 2021

schedule 20:03 - 31 Dhjetor, 2021

Mbi 90 për qind e rasteve me koronavirus në Shqipëri në janar do të jenë me variantin “Omicron.” Ky është parashikimi që bëri Arban Domi, drejtor i “Geovax” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një lidhje direkte me “Radari Informativ” në ABC.

Domi theksoi se vend për panik nuk ka, ndërsa shtoi se sipas mendimit të tij, varianti “O” është një nga gjërat më të mira që kanë ndodhur në këtë pandemi.

Kjo pasi sipas tij, ky variant tregon se virusi po evoluon në drejtimin e duhur për t’u dobësuar.

Këshillat që Domi ka për autoritetet ndërsa rastet pritet që të rriten për shkak të transmetueshmërisë së lartë të variantit të ri, janë testimi aktiv, ndjekja e personave që kanë pasur kontakt me një person pozitiv për Covid-19 si dhe ngritja e njësive të specializuara për të trajtuar të sëmurët në rrethe.

Drejtori i “Geovax” në SHBA tha se të vaksinuarit dhe ata që e kanë kaluar virusin mund të shmangin shtrimin në spital pas infektivimit me Omicron, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që nuk janë vaksinuar që të imunizohen. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!