Në Itali e bëjnë të kryer, Paul Pogba rikthehet te Juventusi

schedule09:58 - 21 Maj, 2022

schedule 09:58 - 21 Maj, 2022

Sërish me parametra zero, këtë herë pas gjashtë vitesh dhe pasi kishin arkëtuar 105 milionë euro. Torino është habitati i Paul Pogba.

Mesfushori ka marrë oferta më të larta financiare, por në fund ka zgjedhur Juventusin ku do të jetë në qendër të projektit.

“La Gazzetta dello Sport” shkruan Pogba ka rënë dakord për një kontratë 3-vjeccare me klubin nga Torino.

Mesfushori, i cili largohet i lirë nga Manchester United, do të përfitojë 7.5 milionë euro në sezon, me bonuse kjo shifër i shkon deri në 10 milionë euro. / abcnews.al