Lulzim Basha, si jo rallë herë, do të qëndrojë në hije e do të vëzhgojë nga larg, ndërsa PS-ja dhe PD-ja, do të përballen për të marrë kryesimin e Bashkisë së Himarës.
Sërish Lulzim Basha do i lërë të papërfaqësuar mbështetësit e tij, sikundër bëri në shumë bashki më 14 maj, apo sië bëri dhe në zgjedhjet e pjessshme në Kukës, në shtator të vitit të shkuar.
“Nuk do të kemi kandidatë për Himarën, për arsyen e thjeshtë sepse Apeli na e ka pamundësuar mundësinë që ne të regjistrohemi”
Arsyeja që e pengon këtë herë, është Apeli, që ai thotë se ka dhënë një vendim skandaloz, me kalimin e vulës dhe logos te Berisha.
Por mbështetësve të tij, ata pak që kanë mbetur, kanë të memorizuar një deklaratë tjetër të Lulzim Bashës, që ai nuk do të braktiste më asnjë betejë elektorale.
“Ne respektuam vullnetin e degës Kukës për të mos nxjerrë kandidatë, por kjo është hera e fundit që PD nuk ka kandidatë në zgjedhje”
Lulzim Basha është i vendos që të shkoj pas gjyqeve për vulën e PD-së, ndërsa nisur nga Enkelejd Alibeaj dhe një pjesë e rendësishme e Kryesisë, janë larguar prej tij dhe këto ditë, pritet të zyrtarizojnë një formacion të ri politik. Megjithatë, Lulzim Basha sërish thotë që Himara do të jetë e fundit ku ai nuk do të jetë.
“Rekurs sepse nuk mund të pranojmë padrejtësinë dhe sërish ne do të jemi në zgjedhje”
Madje, për të bindur në këtë, sërish risjell premtimin që duhet ta kishte realizuar në mars, atë të publikimit të kandidatëve për zgjedhjet.
“Do përshpejtojmë edhe procesin e evidentimit të kandidaturave për deputetë”
Me kanddiatët pritet së më kë do të spikas Lulzim Basha, ndërsa për aleancat, një takim i tij i fundit i vetemi që shkëlequ me praninë e tij ishte Kujtim Gjuzi./abcnews.al