Në Gjirokastër rrugët qarkullohen me vështirësi

schedule14:56 - 2 Dhjetor, 2017

schedule 14:56 - 2 Dhjetor, 2017

Aksi rrugor Gjirokastër- Kakavijë po qarkullohet me vështirësi pas daljes së përroit të Gjirokastrës nga shtrati.

Në lagjen Gërhot të qytetit të Gjirokastrës përroi i Çullës ka bllokuar tërësisht rrugën, duke shfaqur probleme në qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve. Njëkohësisht raportohet edhe për dëmtime të banesave. Ndërsa tek Uji i Ftohtë në Tepelenë ka katër pika ku vazhdimisht evidentohen rrëshqitje të dherave.

https://youtu.be/rCZx3ZGzJ6Y

Për pasojë në këtë aks qarkullohet vetëm në njërin krah. Ministrja e Kulturës pas një mbledhje të shtabit të emergjencave në Gjirokastër informoi mediat edhe për situaten në Përmet./abcnews.al

 

https://youtu.be/V5d8V3KCNlg