Në Gjermani të bindur për të ardhmen e Sancho, ka një problem për t’u zgjidhur

schedule18:17 - 31 Tetor, 2019

schedule 18:17 - 31 Tetor, 2019

Manchester City po tenton të rikthejë një “ish” në skuadër. Objektivi i madh i “Cityzens” është Jadon Sancho, të cilin e shitën në vitin 2017 te Borussia Dortmund për vetëm 8 milionë euro. Anësori ofensiv shpërtheu sezonin e kaluar me verdhezinjtë.

12 gola të shënuar dhe 17 asiste bënë që City të pendohej, ndërsa u shtua interesimi i klubeve të mëdha për talentin anglez. Dortmundi e vlerëson 100 milionë euro kartonin e tij sot. Real Madrid, Barcelona, Manchester United, Liverpool dhe Chelsea po e monitorojnë me kujdes, edhe pse kampionët e Anglisë mbeten favoritët kryesorë sipas Sport Bild.

Sancho dhe Guardiola përpara fillimit të një seance stërvitore me Manchester City

Por ka një problem.  Raporti i tij me Pep Guardiolën është thyer. “Sancho vendosi të largohet, sepse nuk dëshironte të qëndronte me ne. Nuk besoj se ka dëshirë të rikthehet te City. Ky është mendimi im, po ku i dihet, me një trajner tjetër në stol mund të rikthehet përsëri këtu“, u shpreh trajneri spanjoll në lidhje me 19-vjeçarin.

Tifozët e Manchester City shpresojnë që Guardiola të ketë ndryshuar mendimin e tij. Ata e duan përsëri në ekip lojtarin, por nuk mund ta imagjinojnë një City me Sanchon, por pa Guardiolën në stol. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!