Në gjendje kritike për jetën, aktorja e njohur ishte nën efektin e drogës kur u përplas me makinë

schedule21:44 - 11 Gusht, 2022

schedule 21:44 - 11 Gusht, 2022

Aktorja Anne Heche ka qenë nën ndikimin e kokainës, por jo të alkoolit, kur pësoi një aksident në të cilin është plagosur rëndë, kanë treguar analizat fillestare. TMZ , duke cituar burime nga Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit, raporton se një mostër gjaku është marrë sapo aktorja u plagos rëndë.

TMZ raporton se gjendja e aktores nuk është përmirësuar aspak që nga dita e aksidentit. Ajo ndodhet në gjendje kritike për jetën. Aksidenti ka ndodhur të premten e kaluar. Heche po ngiste një MINI Clubman me një shpejtësi të lartë kur ajo u përplas me një banesë, një garazh dhe më pas një banesë.

Përplasja shkaktoi një zjarr që e la aktoren me djegie të rënda. “Ajo do të jetë në koma për një kohë të gjatë dhe ka frikë se mund të vdesë sepse mushkëritë e saj nuk punojnë vetë”, tha një burim për Daily Mail.  /abcnews.al