Në gjendje kritike për jetën, 21-vjeçari që vrau policin në Lezhë futet në sallën e operacionit

schedule18:32 - 28 Shtator, 2021

schedule 18:32 - 28 Shtator, 2021

Aldi Rama në gjendje të intubuar është futur në sallën e kirurgjisë. Mjekët do të bëjnë të mundur ndërhyrjen kirurgjikale për të parë dëmtimin e shkaktuar nga plumbi.

21-vjeçari Aldi Rama, qëlloi veten me armë zjarri duke dashur t’i japë fund jetës, pasi u rrethua nga forcat RENEA dhe ato të FNSH. Ky person paraditen e sotme qëlloi me një plumb në zemër efektivin e policisë Saimir Hoxha duke i shkaktuar vdekjen.

Pasi vrau policin që e ndaloi për kontrolle kanabisi në zonën e Lezhës, i riu u largua dhe u fsheh për disa orë. Pas lokalizimit RENEA dhe FNSH e rrethuan me snajper. Pas disa orësh i riu duke mos gjetur rrugë shpëtimi tentoi të vrasë veten por mbeti i plagosur rëndë.

Aldi Rama fillimisht u dërgua në spitalin e Lezhës ku mori ndihmën e parë dhe u intubua, ndërsa më pas u nis drejt Tiranës tek spitali i Traumës ku edhe po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. /abcnews.al/