Ditën e sotme është afati i fundit i aplikimeve, për prokurorët që dëshirojnë të garojnë për kreun e SPAK. Në garë për kreun e SPAK janë 5 prokurorë Elvin Gogaj, Adnand Xholi, Doloreza Musabelliu, Klodian Braho.
Platformat e kandidatëve dorëzohen në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe më pas Komisioni për Zhvillimin e Karrierës verfikon nëse plotësohen kushtet nga kandidaturat.
Më pas lista paraqitet në mbledhjen penare. Votimi për kreun e SPAK është i hapur. Nëse ndodh që ka kandidatë me numër të njëjtë votash, bëhet një raund i dytë votimi, vetëm për këta kandidatë.
Mandati i kreut aktual të SPAK-ut, Altin Dumani përfundon në dhjetor të 2025./abcnews.al

