Në cilët sektorë punojnë shqiptarët

schedule16:05 - 6 Korrik, 2019

schedule 16:05 - 6 Korrik, 2019

Shifrat e punësimit janë një ndër temat kryesore të diskutimeve publike. Po cilët janë sektorët që mbajnë peshën kryesore të punësimit në vend dhe japin kontribut kryesor në ekonomi. Instituti i Statistikave ka analizuar të dhënat e vitit të shkuar.

Shërbimet dhe bujqësia vijojnë të mbajnë peshën kryesore të punësimit në vend. Rreth 80% e shqiptarëve punojnë në këto dy sektorë. 42,9 % në të parin dhe  37,4 % në të dytin, sipas Institutit të Statistikave që ka analizuar të dhënat e vitit të shkuar.

Ndërkohë që jo të gjithë ata që kanë një punë marrin dhe një pagë. 21.6% e të punësuarve janë punëtorë pa pagesë. Më shumë gra, gati 28.7% se burra 15.9% thotë Instituti i Statistikave që ndërkaq sqaron se punojnë në biznesin e familjes.

44,5 % e punonjësve paguhen për punën që bëjnë ndërsa  34 % janë të vetëpunësuar. Ndërkohë që po sipas INSTAT, burrat e kanë pasur më të lehtë se gratë të gjejnë një punë.

Hendeku gjinor në punësim për grupmoshën nga 15 deri në 64 vjeç ishte 14.3%. Vitin që lamë pas 52,4 % e grave dhe 66,7 % e burrave të kësaj moshe arritën të siguronin një punë./ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!