Gjykata e Apelit ka lënë në burg dy vëllezërit Arjon dhe Klisman Hasaja, të dyshuar për vrasjen e Ramazan Matajt në Dragoç të Shkodrës më 4 janar.
Dy vëllezërit Hasaj, iu drejtuan Gjykatës së Apelit me anë të avokatëve mbrojtës ku kërkuan masë më të butë sigurie, por pavarëisht kësaj togat e zeza nuk morën parasyshë kërkesën e tyre, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” të vendosur më herët nga Gjykata e Shkallës së parë në Shkodër.
Ramazan Mataj u gjet i vrarë në automjetin e tij “Mercedes-Benz” mëngjesin e 5 Janarit në një rrugicë të fshatit Dragac.
Në makinë, policia i gjeti viktimës dy celularë, njëri prej të cilëve pa kartë, ku hetuesit gjetën mesazhe në rrjetet sociale, që vëllezërit Hasaj i kishin dërguar atij me profile false, për ta nxjerrë në pritë.
Arjon dhe Klisman Hasaj, u arrestuan më datë 6 janar 2025, ku para grupit hetimor kanë pranuar vrasjen e Ramazan Mataj, pasi viktima sipas tyre ka pasur lidhje dashurie me të motrën, ku si shkak i kësaj lidhje është divorcuar dhe ka pasur problem familjare.
Konkretisht sipas hetuesve, Arjon Hasaj, dyshohet për veprat penale “Vrasje me paramendim” si dhe “Mbajtja pa leje e armëve”, ndërsa vëllai I tij Klismani, dyshohet se ka siguruar kushtet për të kryer vrasje, por edhe për armë mbajtje pa leje./abcnews.al