“Në botë ka rënie drastike të rasteve me Covid-19”, Sallabanda: Situata në Shqipëri, atipike

schedule22:45 - 8 Korrik, 2020

schedule 22:45 - 8 Korrik, 2020

Përkundër asaj që pritej, në vendin tonë, ditëve të fundit, është regjistruar një rritje drastike e numrit të të infektuarve me koronavirus, si dhe shtrimet e viktimat.

Për të folur më shumë rreth kësaj situate dhe arsyeve që mund të kenë ndikuar në krijimin e kësaj situate, të ftuar këtë mbrëmje në “Byro Politike” ishin Ilir Alimehmeti, mjek epidemiolog dhe Kita Sallabanda, mjek në Spanjë.

Duke folur për “versionet” e koronavirusit dhe mutacionet në strukturë, mjeku Sallabanda thotë se nuk mendon se virusi e ka rritur agresivitetin.

“Nuk mendoj që të gjitha të dhënat laboratorike… që virusi ka rritur agresivitetin. Përkudrazi ngarkesa virale e virusit ka rënë. As dy në ditë nuk kemi të vdekur këtu në Spanjë tashmë. Nuk kemi më pacientë në reanimacion. Shenjat klinike janë më të lehta,” deklaroi ai.

Sipas Sallabandës, virusi tashmë infekton më shpejt por ama është më pak i rrezikshëm. Ajo që mjeku vë në dukje është se duke parë edhe eksperiencat në botë, situata në vendin tonë mund të mos jetë e njëjta. Pra, nuk mund të dihet nëse ky version i virusit ndodhet aktualisht tek ne.

Lexo edhe: Kaso: Nuk ka shans që Rama të marrë një mandat të tretë! Nazarko: Palët po tallen me reformën

Duke mbështetur atë që tha mjeku Sallabanda, Alimehmeti u shpreh së në Shqipëri nuk testohet ngarkesa virale. Por, sipas tij kjo mund të vërehet në gjendjen shëndetësore të atyre që janë aktualisht të sëmurë.

Ilir Alimehmeti:“Ne masat i morëm shumë më shpejt krahasuar me Italinë dhe Spanjën. Nuk lamë një ecuri natyrore. Ajo që ne po shohim tani, është një ecuri natyrore e virusit. Distanca ka hyrë tashmë mes qytetarëve, higjiena ka hyrë, maskat,në fillim ishim naivë. Ne s’e bëjmë ngarkesën virale në Shqipëri. S’e kemi si matje. Ajo që mund të shohim është përqindja e pacienteve që kanë nevojë për hospitalizimim është ulur. Por s’do të thotë që nuk janë më rëndë…Ka gjasa që varianti i ri të jetë në Shqipëri. Përhapet më shpejt, nuk duket të jetë më i rëndë…”

Nga ana tjetër, mjeku Sallabanda vë në dukje se ndërsa në shumicën e vendeve të botës kur dikur numëroheshin nga 900 vdekje në ditë, tashmë numërohen 1 ose dy të tilla në ditë. Ndërsa, në Shqipëri duket të ndodhë e kundërta.

Sallabanda e cilëson rastin Shqiptar si atipik.

“Në vendet e Evropës, kishte vende që kishin nga 900 të vdekur, kanë rënë në 1 ose dy në ditë. Rënie drastike, në Shqipëri kishim në fillim dy tre. Dhe tani kemi dy tre viktima në ditë. Në botë po bie numri, në Shqipëri po rritet. Ka shifra si ato që ishin në mars. Sjellja sesi virusi po reagon në Shqipëri është tipike.”

Nga ana tjetër, Alimehmeti u shpreh se situata në Shqipëri është atipike krahasuar me botën, por shtoi ai ” është tipike për Ballkanin”. Duke iu referuar vatrave në institucione, mjeku shtoi se “ne jemi popull që nuk e ka qejf zbatimin e masave.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!