Në Bedat të Divjakës, aty ku banorët mbjellin perime e vjelin kripë

schedule13:59 - 27 Shkurt, 2018

schedule 13:59 - 27 Shkurt, 2018

Bedati në Divjakë është ndoshta fshati më i varfër në vend. Aty banorët kanë shumë tokë, por që nuk u hyn në punë, sepse është e kripur. Këtë vit shumë familjeve iu hoq edhe ndihma ekonomike.

Për drekë ka gatuar presh të zier.

Është vakti i përditshëm për pesë anëtarët e kësaj familje në Bedat të Divjakës. Kryefamiljari ka turp që gazetarët të shikojnë çfarë ndodh në shtëpinë e tij. As emrin s’do ta thotë.

Familjet që marrin ndihmën ekonomike në Bedat numërohen me gishtat e dorës. Ky fshat është më i varfëri në Divjakë.

Mjerimi ka këtë pamje, dhe kjo është një ndër familjet që merr ndihmë ekonomike.

Anëtarët e saj kanë shkuar të lypin, tregojnë komshijtë.

Të rinjtë jetojnë me pensionin e pleqve ose të fëmijëve invalidë. 135 familjeve në Bedat brenda një viti iu hoq ndihma ekonomike.

Familjet bujqësore kanë marrë tokë nga ligji 7501. Fshati ka 360 ha tokë, pothuajse e gjitha e kripur.

Sot tokën e quajnë të mallkuar. Aty po të mbjellesh perime, do të marrësh kripë.

Banoret më shumë heshtin. Nuk tregojnë me tepër se fytyrat e tyre. Administratori i fshatit Ëngjëll Guri duket se nuki ka punët mirë me fshatarët, as me gazetarët.

Bedati ka qenë zonë internimi në kohën e regjimit komunist. Njerëzit sot banojnë në pallatet tre katëshe të ndertuara në atë kohë, në mes të tokave të kripura dhe që përmbyten sa herë ka reshje./abcnews.al

Gazetare e ABC News, Lushnje: Anila Sefa

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!