Kryeministri Edi Rama do të jetë më 12 maj në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, ku do të takohet me emigrantë shqiptarë të cilët punojnë dhe jetojnë në shtetin fqinj.
E teksa mbeten pak ditë, kreu i qeverisë, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se mezi pret që të takohet me shqiptarët në Greqi.
“Mezi pres të takohemi, me krenari të madhe për të gjithë ju, shqiptarët e Greqisë”, shkruan Rama në Facebook.
Edhe me shqiptarët e Italisë, Rama do të takohet para zgjedhjeve për Parlamentin Europian, pasi është caktuar që me 26 maj Rama të jetë në Milano.
Në Londër, kreu i qeverisë do të jetë më 2 qershor, ndërsa përmbyllja e turit me diasporën do të zhvillohet në Dyseldorf./abcnews.al