Në 24 orë konfirmohen 321 raste të reja me koronavirus në Itali, rritet numri i viktimave

schedule18:41 - 3 Qershor, 2020

schedule 18:41 - 3 Qershor, 2020

Italia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar vetëm 71 viktima nga koronavirusi. Ndërkohë numri i rasteve te reja të konfirmuar me koronavirus është 321 raste, duke e çuar në 233 836 numrin e përgjithshëm të të infekuarve.

Ndërkohë deri më tani betejën me koronavirusin në Itali e kanë fituar 160 938 pacientë, ndërsa numri ipërgjithshëm i viktimave është 33 601.

Ndër të tjera mediat vendase bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë 846 pacientë të shëruar, ndërsa numri i pacientëve që po kurohen në repartet spitalore është ulur ndjeshëm./abcnews.al