Kryeministri Edi Rama thotë se më 11 maj, shqiptarët do të vendosin fatin evropian të Shqipërisë.
Nga Elbasani, Rama u shpreh se Sali Berisha nuk pritet me krahë hapur në BE.
Kreu i qeverisë shtoi se vetëm PS mund të realizojë anëtarësimin brenda 2030.
“Ne kemi bërë plot, të gjithë janë kantiere të hapura. Elbasani si qark, bëhet nyje shumë e rëndësishme, kalon korridori 8, është superstrada, është hekurudha, kemi marrë mbështetje për lotet, edhe bypassi i Elabsanit. Të gjitha këto janë të rëndësishme, do bëhen. Por më e rëndësishmja, është që ne të mos humbim takimin me historinë. Kjo është historia, në 11 maj është takim me historinë, brenda 2027 mbyllim negociatat. BE, po ta pyesësh, do thotë që hyrja në BE bëhet sipas meritës. Por unk ka nevojë të pyesësh BE, mjafton të shohësh bufin fizikisht, mund të imagjinohet që në BE do pritet me krahë hapur. Nuk ndodh. As bufi, as gjithë lukunia e kënetës, nuk kanë shans të vlerësohen, besohen siç kemi arritur ne”, theksoi ai./abcnews.al