Ndryshon kalendari për javën e 23 të Abissnet Superiore

schedule21:07 - 20 Shkurt, 2023

schedule 21:07 - 20 Shkurt, 2023

Kalendari i ndeshjeve të javës së tretë të Superiores ka pësuar një ndryshim të vogël.

FSHF ka bërë të ditur se është ndryshuar plani fillestar për dy ndeshjet që do të luheshin ditën e shtunë.

Kështu, nëse të premten do të luhen dy ndeshje në orën 13:00 dhe një tjetër në orën 16:00, të shtunën sfidat janë spostuar me një orë në krahasim me planin fillestar.

Duelet Tirana-Teuta dhe Vllaznia-Kastrioti, ishin planifikuar të luheshin në orën 16:00. Por tashmë do të luhen në orën 17:00, duke favorizuar disi më shumë praninë e tifozëve për të ndjekur këto duele të rëndësishme të dy skuadrave vendase që janë pretendente për titullin kampion.

JAVA e 23

E premte
Kukësi-Partizani 13:00
Bylis-Egnatia 13:00
Erzeni-Laçi 16:00

E shtunë
Tirana-Teuta 17:00
Vllaznia-Kastrioti 17:00

RENDITJA