Ndryshimi i temperaturave, meteorologu bën parashkimin e motit për ditët në vazhdim

11:05 | 23/03/202011:050

I ftuar në “ABC e Mëngjesit” me Enkel Demin, meteorologu Hakil Osmani ka bërë parashikimin e motit për ditët në vazhdim. Ai u shpreh se ditët në vazhdim vendi do të shoqërohet me temperatura të ulëta dhe se në zonat malore priten edhe reshje dëbore.

Në zonat malore pritet të kemi reshje dëbore. Mëngjesin e ditës së nesërme Shkodra dhe Lezha mund të rrezikohen nga reshje dëbore. -3 gradë celsius pritet të shkojnë temperaturat në zonat malore.

Presim rënie termike edhe në ditët në vazhdim ndërsa në zonat e ulëta presim të shkojmë në 14 gradë celsius.

Pritet që ky 10 ditësh i fundit të mbyllet me mot të freskët. Por pavarësisht kësaj nga e mërkura se pritet rritje graduale sërish temperaturat do të jenë më ulëta.

Në orët në vijim intensiteti i erës pritet të ulët, e premtja pasdite sjell përmirësim të parametrit të erës duke mos shkaktuar probleme me trafikun detar”, tha Osmani./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono