Avokati i kryebashkiakut Fran Frrokaj nuk është i kënaqur me vendimin “arrest shtëpie” të dhënë nga gjykata për klientin e tij. Avokati Ardian Leka tha se ky vendim do të apelohet. Sipas tij, Frrokaj ka firmosur shkresat sipas ligjit dhe nuk ka asnjë provë, apo shkelje të tij gjatë ushtrimit të detyrës.
Ndalimi i Fran Frrokaj është kryer pa paraqitur prova kundër tij.
Këtë pretendim ka Adrian Leka, njëri prej avokatëve të kryebashkiakut të Lezhës. Vendimi i Gjykatës se Lezhes do të apelohet thotë ai.
“Në momentin që është bërë rivlerësimi i masës së sigurisë janë paraqitur prova, të cilat nuk rëndojnë klientin tim zotin Fran Frrokaj. Është i bindur në pafajësinë e tij dhe do ushtrojmë të gjitha rrugët e së drejtës dhe me ankimin e këtij vendimi që u dha nga gjykata e Lezhës, duke iu drejtuar gjykatës së apelit Shkodër, pasi nuk janë kushtet për këtë lloj mase”.
Avokati Leka u shpreh se në dosjet e prokurorisë nuk ka dokumente qe fajësojne Frrokajn.
“Në provat e Prokurorisë ka dokumente që janë firmosur nga zoti Frrokaj, po jo dokumente që e vërtetojnë fajësinë e zotit Frrokaj, ka shkresa përcjellëse që po të mos i firmoste zoti Frrokaj, kush do t’i firmoste një zoti Frrokaj tjetër”.
Kryetari i bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj ndodhet në masën e sigurisë arrest shtëpie, pasi akuzohet për shpërdorim detyre./abcnews.al