Ndryshimet në Kod, Meta: I kërkuam Komisionit të Venecias një opinion urgjent

schedule12:48 - 26 Tetor, 2020

schedule 12:48 - 26 Tetor, 2020

Presidenti Ilir Meta në konferencën për shtyp deklaroi Presidenca i është drejtuar Komisionit të Venecias me një kërkesë lidhur me ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

Kreu i shtetit u shpreh se i janë drejtuar “Venecias” me 12 pyetje , ndërsa kërkojnë një opinion urgjent për ndryshimet që u bënë në Kodin Zgjedhor, të cilat Meta i cilëson të njëanshme.

“Besoj se jeni njohur të gjithë me dekretin për kttimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor. Mendoj se është momenti i duhur për t’ju bërë të ditur juve dhe opinionit edhe kërkesën e presidentit për një opinion urgjent për ndryshimet e njëashme drejtuar komisionit të Venecias. Me qëllim që të sigurohen standardet minimale të zgjedhjeve veçanërisht sistemi i kontrollit është jofunkisonal iu drejtua Komisonit të Venecia me një kërkesë”, tha Meta.

Presidenti Meta ktheu për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor të miratuara më herët vetëm me votat e maxhorancës si edhe të disa deputetëve nga opozita parlamentare. g.v/abcnews.al