Ndryshime te Teuta. Klubi durrsak, që këtë sezon ka objektiva madhorë dhe pretendon titullin kampion, ka prezantuar ditën e sotme drejtorin e ri teknik.
Ai është Sulejman Starova, një emër i njohur i futbollit shqiptar. Një rikthimi në Durrës për 65-vjeçarin që ka provuar të drejtojë si trajner bregdetarët më parë.
Ekipi vazhdon përgatitjet për sfidën e fundjavës në kampionat ndaj Apolonisë. Teuta do të përballët në “Loni Papuçiu” kundër ekipit vendas, me objektiv marrjen e tre pikëve.
View this post on Instagram
“Skuadra e Teutës ka filluar ditën e sotme stërvitjen dhe përpara ekipit është prezantuar nga shefi i klubit, Enid Furxhi drejtori teknik Sulejman Starova. KF TEUTA me kënaqësi njofton se Sulejman Starova emërohet në pozitën e drejtorit teknik.
65-vjeçari nga Tirana nga sot ka marrë detyrën e re me Teutën dhe menjëherë pas zyrtarizimit ka filluar nga puna. Starova është një emër i njohur ne kampin blu, teksa ka qenë gjithashtu në periudha të ndryshme në drejtimin e bluve si trajner“, lexohet në postimin e Teutës në “Instagram”. /abcnews.al