25 vjet kërkime për mendimin shqiptar që nga tradita e largët ilire studiuesi Ndriçim Kulla i ka përmbledh në një vepër. Autori thotë se libri nuk është vetëm një histori ngjarjesh, por dhe e kulturës dhe mendimit të qytetërimit shqiptar.
25 vjet kërkime për mendimin shqiptar që nga tradita e largët ilire studiuesi Ndriçim Kulla i ka përmbledh në një vepër. Autori thotë se ky libër nuk është vetëm një histori ngjarjesh, por edhe një histori e kulturës dhe mendimit të qytetërimit shqiptar.
Studiuesi Ndriçim Kulla kërkimin mbi “Historinë e mendimit shqiptar” e ka nisur afro 25 vite më parë, tashmë “sonda” e kërkimit të tij është thelluar në këtë vepër voluminoze.
Librin e ka ndarë në 6 periudha të cilat i shikon të integruara tek njëra – tjetra.
Rilindja sipas Kullës i kishte lidhjet e sajë me humanizmin e katolikëve të famshëm të “5B” të veriut (Barleti, Buzuku, Budi, Bardhi, Bogdani)
Si muzë frymëzimi për këtë vepër Kulla thotë se i ka shërbyer teza e Eqrem Cabej mbi etnogjenezën e shqiptarëve.
Historia e mendimit shqiptar është e lidhur me personalitetet e veta të cilët vijnë edhe në këtë libër.
Ky libër nuk është vetëm një histori ngjarjesh, por edhe një histori e kulturës dhe mendimit, të qytetërimit shqiptar. Vepra “Historia e mendimit shqiptar” është mbështetur edhe nga Ministria e Kulturës. /ABC News Albania 24/7