Banorë të lagjes 17 dhe 14 në Durrës protestuan pasditen e së mërkurës në anë të autostradës Tiranë-Durrës për ndotjen që shkaktohet nga kanalet e ujërave të zeza. Ata kërkojnë mbylljen e kanaleve, por edhe të një pike thertoreje, e cila sipas tyre sjell ndotje masive.
Në lagjen 17 dhe 14 që përfshin zonën e ish-Kenetës dhe Shkozetit janë të shumta kanalet e ujërave të ndotura që kalojnë mes përmes zonave të banuara duke rrezikuar shëndetin e banorëve. Në këto kushte banorët paralajmërojnë përshkallëzim të protestës deri në bllokim të autostradës Tiranë-Durrës nëse nuk dëgjohen kërkesat e tyre./abcnews.al