Një tjetër shpërthim ka ndodhur pas dy orësh në pikën e grumbullimit të skrapit në Elbasan, gjatë kohës që gazetarja e ABC News, Edisona Skënderi por raportonte për “Tirana Live”.
Mësohet se situata nuk është në kontroll, pasi nga një vatër e vogël zjarri që u përhap më shumë.
“Mund të rrezikohen dhe zjarrfikësit dhe punonjësit e tjerë të firmës të cilët janë duke punuar për hapjen e mbetjeve, në mënyrë që të krijohen mure ndarëse dhe të mos ketë përhapje të flakëve në pjesën tjetër të mbetjeve. Mbetet e rrezikshme që mund të ketë dhe shpërthime të tjera, pasi nuk dihet se çfarë ka në brendësi të mbetjeve.
Është duke përgatitur një plan për evakuimin e personave qoftë të kësaj firme, qoftë dhe të bizneseve këtu pranë, pasi vendi është i mbushur me fasoneri”, raportoi Skënderi./abcnews.al