Ndodh në Angli, 4-vjeçari bllokohet brenda një peme

schedule16:15 - 30 Maj, 2020

schedule 16:15 - 30 Maj, 2020

Një katër vjeçar gjatë eksplorimit të pyellit në Eastham Cuntry Park në Merseyside, së bashku me dy vëllezërit e tij, u fut në një vrimë peme ndërsa nuk mund të dilte që aty.

Sipas mediave të huaja, Finley Ibrahim, u bllokua brenda një peme në një park të Anglisë, pas udhëtimit të tij të parë që nga lirimi i masave të izolimit nga koronavirusi.

Nëna e tij Lindsey Ibrahim, e cila u ftua për ndihmë, nuk kishte arritur ta tërhiqte djalin e saj nga pema. Meqënse burri i saj Terry Ibrahim, po punonte në shtëpi dhe ishte 10 minuta larg me makinë, Lindsey u detyrua të kërkonte ndihmë nga një burrë që ishte në park me familjen e tij.

Mirëpo, ai arriti të vinte në vendin e ngjarjes dhe pas 15 minutave, Finley u tërhoq nga maja e pemës nga babai i tij sikur të ishte një “Spider-Man”./abcnews.al