Ndodh edhe kështu, modelja e “Playboy” blen aksionet e klubit kilian

schedule13:10 - 29 Gusht, 2020

schedule 13:10 - 29 Gusht, 2020

Ndodh edhe kështu. Klubi kilian Club Deportivo Rancagua Sur tashmë është në pronësi të një modeleje “Playboy”. Bëhet fjalë për Daniella Chavez, e cila ka blerë të gjithë aksionet e klubit.

“Faleminderit për të gjithë mbështetjen tuaj. Jam shumë e sigurt se ne do të kthehemi profesionist dhe shumë shpejt fitoret do të vijnë tek ne. Ju premtoj se në futbollin kilian do të ketë ndryshime,” shkruan modelja në “Twitter”. Club Deportivo Rancagua Sur militon në kategorinë e tretë dhe tashmë synimi është ngjitja në elitën e futbollit kilian.

“Daniella ka ardhur në klub me synimin për ta çuar klubin në kategorinë e parë si dhe për ta kthyer në profesionist. I urojmë vetëm suksese pronares sonë,” shkruan klubi në një deklaratë zyrtare. 30-vjeçarja ka mbi 13 milionë ndjekës në “Instagram”, ku shpesh nuk nguron të postojë foto të formave të saj perfekte. /abcnews.al