Avokati Idajet Beqiri thotë se ish-vilën e Enver Hoxhës, donte te privatizonte Shkëlzen Berisha, kur i ati, Sali Berisha ishte kryeministër.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se Berisha donte të ndërtonte një kullë.
Sipas Beqirit, sulmi me molotovë ndaj vilës nga militantët e PD, u bë pasi Berishës i ka ngelur pikë në zemër mos ndërtimi i kullës në truallin ku ndodhet vila.
“Është i njëjti skenar, sikur u privatizua edhe ish ekspozita “Shqipëria sot”. Ishte vendim kriminal i familjes Berisha. Gjithmonë me ndërhyrjen e Shkëlzenit. Shkëlzen Beriasha ka marrë 15 milionë euro, vetëm se ndërhyri që t’i jepej gjoja një pronari. 15 milionë euro i mori Albana Vokshi dhe i ashtuquajturi pronar. Pronar aty është ministria e Ekonomisë. Të njëjtin skenar Shkëlzen Berisha u përpoq të përdorte edhe për ish-vilën e Enver Hoxhës. Pronari i tokës ka qenë i një deputeti në kohën e Zogut, Hamit Myftiut. Në 1944 u konfiskua edhe kjo, është pronë shteti. Shkëlzeni u përpoq të sajonte dikë për pronar dhe të ndërtonin aty kullë. I ka ngelur pikë në zemër për të ndërtuar kullën e Shkëlzenit. Gjeti rast që të vepronte kundër saj”, theksoi ai.


