“Ndjenja më e mirë në botë”, Luana Vjollca reagon pasi Marina u bë nënë

schedule07:22 - 25 Nëntor, 2021

schedule 07:22 - 25 Nëntor, 2021

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi u bënë prindër për herë të parë. Moderatorja solli në jetë një vajzë, emri i së cilës nuk dihet ende. Megjithëse, ende dyshja e famshme nuk kanë reaguar publikisht, ka qenë Luana e cila ka bërë një postim duke konfirmuar se është bërë teze.

“Ndjenja më e mirë në botë”, ka shkruar Luana në Instastory. Nuk dihet se si kanë vendosur ta quajnë vogëlushen e tyre prindërit e rinj ndonëse nëpër media është përfolur se do të jetë një bashkim i emrave të Getoarit dhe Marinës, “Marget”.

/abcnews.al