Zyrtarët e Kievit ndezën dritat pemën e Krishtlindjeve ditën e djeshme, duke theksuar se nuk do të lejojnë Rusinë t’ua “vjedhë” Krishtlindjet fëmijëve të Ukrainës.
Dita filloi me një seri sulmesh kundër infrastrukturës kritike në Kiev. Por në mbrëmje, një pemë 12 metra e lartë e zbukuruar me pëllumba, simboli i paqes, u vendos në qendër të kryeqytetit ukrainas, ndërsa dritat e saj ishin blu dhe të verdha ,në ngjyrat e flamurit ukrainas.
Mbi të është vendosur stema e Ukrainës.
“Rusët po përpiqen t’i privojnë qytetarët tanë nga një jetë normale, por ne nuk do t’i lejojmë të vjedhin festat më të mëdha, Vitin e Ri dhe Krishtlindjet,” tha Vitali Klitschko, kryebashkiaku i Kievit.
Sipas kalendarit julian, ukrainasit festojnë Krishtlindjet më 7 janar, por sondazhet tregojnë se një numër në rritje njerëzish do të preferonin që data të ndryshohej në 25 dhjetor për të përkuar me festimet në vende të tjera.
/abcnews.al